“Berisha s’bashkëjeton dot me rregulla demokratike”, Elezi: Përdorimi i të miturve në protestë, ‘turp’ për organizatorët
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i ftuar në “Tirana Live”, tha se Sali Berisha e ka dëshmuar dhe vijon ta dëshmojë se nuk bashkëjeton dot me rregulla demokratike. Sipas tij, në Partinë Demokratike nuk ka figura të afta për të udhëhequr një “revolucion” pasi siç tha Elezi, emrat që shohin shqiptarët në atë grup politik janë pa “shtyllë kurrizore”. Ai theksoi se revolucioni bëhet nga njerëz që kanë dhënë prova dhe që gëzojnë integritet, ndërsa sipas tij, drejtuesit aktualë “e bëjnë revolucionin me njerëzit e vet, por i keqpërdorin”. Më tej, Elezi deklaroi gjithashtu se Partisë Demokratike nuk i bindet as anëtarësia e saj dhe kjo vihet re në protestë, te numri i pjesëmarrësve. Gjatë diskutimit në studio, Elezi e cilësoi të “pashpjegueshëm” agresivitetin...
Burimi:
javanews.al