Berisha: Revolta qytetare do të përmbysë diktaturën e drogës dhe krimit

Berisha: Revolta qytetare do të përmbysë diktaturën e drogës dhe krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e zhvilluar një ditë më parë nga opozita përpara Kryeministrisë në Tiranë, duke e cilësuar atë si një shprehje të fortë të revoltës qytetare kundër qeverisë. Në fjalën e mbajtur nga foltorja e organizuar nga PD, Berisha u shpreh se opozita zgjodhi të mos mbante thjesht fjalime, por të përçonte zërin dhe zemërimin e qytetarëve. Sipas tij, protesta ishte një dëshmi se Partia Demokratike nuk pajtohet me atë që ai e quajti “diktaturë e drogës, krimit dhe dhunimit të shtetit”. “Revolta jonë ishte një zotim qytetar se ashtu si përmbysëm diktaturën komuniste 34 vite më parë, do të përmbysim edhe këtë regjim,” deklaroi Berisha. Ai paralajmëroi se vendi ndodhet në një “udhëkryq të rrezikshëm”, ndërsa theksoi...