Berisha: Revolta jonë është zotim se ne nuk pajtohemi me diktaturën

Berisha: Revolta jonë është zotim se ne nuk pajtohemi me diktaturën

Kryedemokrati Sali Berisha në deklaratën e tij në “Foltoren” e kësaj të hëne përballë kryeministrisë, është ndalur te protesta e një dite më parë. Berisha tha se protesta e djeshme ishte nëj revoltë për tu thënë shqiptarëve se ashtu si 34 vite më parë ashtu do të rrëzohet edhe ky regjim. “Ne zgjodhëm revoltën qytetare për të dëshmuar se PD, e cila 34 vite më parë solli në këtë vend sistemin demokratik, nuk pajtohet kurrë me diktaturën e drogës, krimit, dhunimit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë. Pra, revolta jonë e djeshme apo kryengritja jonë paqësore, më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34 vite më parë të keqen e madhe, diktaturën komuniste, ashtu do të përmbysim dhe...