Berisha refuzon reformën në drejtësi: Në asnjë mënyrë nuk bëhemi pjesë

Berisha refuzon reformën në drejtësi: Në asnjë mënyrë nuk bëhemi pjesë

Mazhoranca nuk tërhiqet nga ideja e saj e kahershme për të rishikuar reformën në drejtësi. Qëndrimin e shumicës qeverisëse e përfaqësoi në emisionin Top Story kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Kur kanë kaluar 10 vjet nga miratimi konsensual në parlament, PS dhe PD kanë ndryshuar pozicionet për reformën në drejtësi. Sali Berisha i mbylli derën prekjes së sistemit, të paktën për momentin: “Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje”. Prioritet i momentit për Sali Berishën është largimi i Edi Ramës, të cilin e akuzoi se po hedh në erë procesin e integrimit me dy dosje, AKSH-në dhe Ballukun. “Burime shumë serioze informojnë se për diskutimet e gjera që po zhvillohen në kancelaritë evropiane dhe në BE, në të cilat nuk...