Berisha-Ramës: Mos harro 20 shkurtin! Kreu i PD paralajmëron kryeministrin dhe sqaron kushtet për qeverinë teknike

Berisha-Ramës: Mos harro 20 shkurtin! Kreu i PD paralajmëron kryeministrin dhe sqaron kushtet për qeverinë teknike

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi edhe sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e tij. Në një konferencë me gazetarët Berisha paralajmëroi liderin e mazhorancës Rama për reagimin e opozitës duke hequr paralele me 20 shkurtin e vitit 1991 kur qytetaret e Tiranës rrëzuan shtatoren e dikatorit Enver Hoxha. “Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike. Pra, jep dorëheqjen”, tha Berisha. Sipas Berishës vonesa e parlamentit për shqyrtimin e çështjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku bie ndesh me Kushtetutën e vendit. “Përpjekja që bën Edi Rama me Lubi Ballukun për të bllokuar procesin e...