Berisha-Ramës: Do të të merret çdo pasuri, do e paguash me burg
Kreu i PD, Sali Berisha mbajti sot fjalimin e radhës përpara godinës së Kryeministrisë, duke i bërë thirre kryeministrit Edi Rama se çdo pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme do t’i merret dhe do të kthehet në vite burg për kryeministrin. Gjatë fjalës së tij, Berisha dënoi gjithashtu dhunën e pretenduar ndaj protestuesve dhe u bëri thirrje forcave të rendit të mos ndikohen politikisht. Ai theksoi se për çdo incident ndaj qytetarëve, përgjegjësinë do ta mbajë kryeministri. Berisha: Edi Rama, i ke hesapet gabim. Ke vjedhur shumë. Çdo pasuri që ke vënë në dorë do t’ju merret, dhe do t’ju dalë prej hundësh; do t’ju kthehet në vite burg. Ne jemi në shesh, në kryengritje paqësore. Asnjë forcë në botë nuk mund ta ndalojë. Përshëndes...
Burimi:
ntv.al