Berisha: Ramën goditeni me domate dhe vezë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në foltoren para Kryeministrisë, u bëri thirrje qytetarëve që “me një domate dhe vezë në xhep në çdo takim të tij të shkoni dhe gjuajeni”. “Gjuajeni se nuk ka burrë më frikacak mbi tokë. Dijeni mirë se ai është njeriu më frikacak që ka bërë nëna në këtë vend dhe se veprimet e tij janë veprimet e frikacakut. Ndaj dhe mos ia kurseni. Edhe në takim shkoni, po nga një vezë apo domate të kalbur hidhjani”, tha Berisha,. “Një thirrje të veçantë kam për pensionistët. Ngrihuni dhe mos pranoni këtë poshtërim që po bën ndaj jush. Askush nuk ka kontribuar në vendin e vet më shumë se ju. Askush nuk ka sakrifikuar për familjen dhe shoqërinë shqiptare se sa...
Burimi:
opinion.al