Berisha: Rama të japë dorëheqjen, synimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i kësaj qeverie
Partia Demokratike nuk do të bëhet pjesë e reformës zgjedhore e territoriale, pavarësisht paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha komentoi qëndrimin e grupit parlamentar socialist se do t’i heqin PD-së të drejtën e vetos dhe përfaqësimin e barabartë në këto reforma, duke theksuar se beteja e opozitës është vetëm një: largimi i Kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, kjo është përgjigjja ime për çdo fjalë të tij. Të largohet menjëherë nga pushteti! Seriali i veprave kriminale të tij nuk ka fund.” Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se është përgjegjës kryesor për çështjet që po heton SPAK-u në lidhje me tenderat në infrastrukturë dhe tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Sipas Berishës, lideri i...
Burimi:
vizionplus.tv