Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale sot në 11 janar 2026, shprehet se kryeministri Edi Rama sulmon drejtësinë, me synimin e vetëm, që të mbrojë veten e tij. Berisha shprehet se Rama nuk pranon verdiktin e drejtësisë për çështjen Balluku dhe se tenton të mbyllë hetimet, me “83 mandatet e krimit”. “Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij! Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur...