Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues

reu i PD Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se kërkon të korruptojë gjykatësit e Kushtetueses për të mbrojtur veten. Sipas Berishës, Rama po sfidon hapur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. “Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikshme. Edi Rama po sillet si lopë e çmendur. Po të marr hua një term nga veterinaria, nuk mund të ketë kualifikim tjetër. Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, në një sfidë të hapur të ligjeve, kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së bazuar të prokurorisë speciale, vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij. Vendos të tejkalojë Kushtetutën nëpërmjet ligjeve personale, krijimin e mburojave...