Berisha: Rama po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët, të gjithë në shesh në ora 18:00
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00. Berisha e quajti 20 shkurtin “ditën e rrëzimit të diktatorëve” dhe akuzoi kryeministrin Rama se po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët. Reagimi i plotë: 20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur! TË GJITHË NË SHESH SOT, ORA 18:00!
Burimi:
ntv.al