Berisha: Rama po pengon SPAK, mbron Ballukun pasi në dosjen e saj del edhe emri i kryeministrit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngriti shqetësimin se kryeministri Edi Rama po pengon drejtësinë duke bllokuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në fjalën e tij në Asamble, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk po i jep SPAK-ut autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të mbrojtur veten e tij, pasi janë pjesë e të njëjtës dosje hetimore. “Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres. Edi Rama, kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të kësaj dosjeje gjendet emri i tij. E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të...
Burimi:
vizionplus.tv