Berisha: Rama po i përulej Mirlindës si langaraq, ka frikë se bëhet pentito

Berisha: Rama po i përulej Mirlindës si langaraq, ka frikë se bëhet pentito

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke e akuzuar atë për izolim të vendit dhe kapje të institucioneve. Sipas Berishës, Rama po detyron partnerët ndërkombëtarë të mbyllin çdo ndihmë ndaj Shqipërisë dhe të bllokojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian. “Rama po detyron partnerët të mbyllin çdo ndihmë ndaj Shqipërisë dhe për integrimin në BE, sepse nuk ka si ky asnjë kryeministër në vendet që pretendojnë të bëhen pjesë e BE-së, që të imagjinohet të merren masa të tilla ndaj tyre”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se kryeministri ka humbur çdo moral politik, duke përmendur edhe sjelljen e tij ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.     “E dëgjuat...