Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Kryetari i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë një “grusht shteti” në mbrojtje të vetes dhe Belinda Ballukut. “Terror i narko-qeverisë mbi mediat që në shumicë zhdukën nga fjalori i tyre aferën tmerrshme Rama-Balluku. Mediat në Shqipëri në aktin më të turpshëm e më të papërgjegjshëm u përpoqën të bëjnë kauzë të përbashkët me çdo gjë tjetër, vetëm që të mbulojnë me grumbullin e fjalëve të tyre grushtin e shtetit që Rama bëri në mbrojtje të vetes, Ballukut dhe Lindave të tij”, tha ai./vizionplus.tv