Berisha: Rama po bën grusht shteti, kërkon të asgjesojë drejtësinë, duhet të ikë menjëherë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po bllokon veprimet e SPAK-ut ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. “Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese. Pra, Edi Rama, për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri. Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, i kërkoj atij dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti i kryeministrit.” Berisha denoncoi ngritjen e parkut teknologjik me emrin “Durana”, një çështje që fillimisht u denoncua nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy vitesh në arrati. Sipas Berishës, ky park u krijua për...
Burimi:
vizionplus.tv