Berisha: Rama kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi të mërkurën protestën e zhvilluar nga opozita një natë më parë. Ai e quajti antiligjor reagimin e policisë ndaj protestuesve që, sipas tij, ishin paqësorë. “Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes. Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh. Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga, njeriun që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të. Dhe ky shpëtoi, kurse atë e dogjën të gjallë banditët në rrugën Sarandë-Gjirokastër. Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë që meriton të gjitha dënimet për tradhtinë e tij. Dhe ky kriminel është sot në...
Burimi:
opinion.al