Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

Berisha: Rama ka pushtuar parlamentin, po merr pushtetin e drejtësisë

Ish-Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot qeverinë për “degradimin total të narko-shtetit” dhe për kontroll të drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama. Në një komunikim drejtuar qytetarëve përmes rrjeteve sociale, Berisha tha se Rama ka marrë masa për të bllokuar veprimet e SPAK-ut dhe për të vendosur gjithçka nën kontroll. “Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta nga unë, të dashur qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë bisedë… zhvillimet në vend faktojnë degradimin total të narko-shtetit,” tha Berisha, duke shtuar se skandalet e qeverisë nuk kanë të sosur. Ai akuzoi Ramën për përdorim të fondeve personale për imazh dhe për ndërhyrje në parlament për të bllokuar opozitën dhe drejtësinë. “Pra, de facto ai ka pushtuar parlamentin dhe po e përdor atë në një...