Berisha: Rama ka pushtuar Parlamentin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për uzurpim të institucioneve dhe tentativë për marrjen nën kontroll të drejtësisë dhe Parlamentit. Berisha deklaroi se zhvillimet e fundit në vend, sipas tij, faktojnë “degradimin total të narko-shtetit”, duke e cilësuar Ramën si kreun e një organizate kriminale që synon të kontrollojë çdo qelizë të pushtetit. Ai pretendoi se janë ndërmarrë veprime për të vënë nën kontroll institucionet e drejtësisë, përfshirë edhe akuza për ndërhyrje në sistemet e SPAK. “Edi Rama ka pushtuar de facto Parlamentin dhe po e përdor atë si instrument për një grusht shteti ndaj drejtësisë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se qeveria po përgatit miratimin e ligjeve me procedura të përshpejtuara...
Burimi:
ntv.al