Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të personave të përfshirë në krim të organizuar. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Rama është “i ngërthyer kokë e këmbë nga mafia”, duke përmendur emra të zyrtarëve të lartë të qeverisë, për të cilët tha se janë të lidhur me veprimtari kriminale. Sipas tij, kryeministri ka marrë një vendim ekstrem për të bllokuar zbatimin e ligjit dhe vendimet e prokurorisë dhe gjykatave. “Rama del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve. Kapo i kapove është vetë Edi Rama. Ai është skllav i krimeve të veta,” deklaroi Berisha. Sipas liderit demokrat, shpresa e vetme...