Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut
Nga Strasburgu, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se ‘bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku’. Nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryedemokrati e quajti akt antikushtetues ‘bllokimin e kërkesës së SPAK’. Fjala e plotë: Këtu, nga salla e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, antikushtetues të Ramaduros dhe veglave të tij, Peleshit të parlamentit, të cilët në një vendim jashtë çdo lloji dhe kushtetute bllokoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për arrestimin e kryehajdutes së vendit, Lubi Ballukut, vetëm e vetëm se aferat e saj janë të pandashme me aferat e Ramaduros. Me këtë akt, Edi Rama fakton para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ai është...
Burimi:
opinion.al