Berisha protestuesve: Sonte ju ftoj të bashkohemi për të përmbysur qeverinë
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij para protestuesve, u bëri thirrje qytetarëve që sot është koha për t’u bashkuar dhe për të rrëzuar qeverinë.Ai tha se sot protestuesit dhe shqiptarët e bashkuar duhet të përmbysin qeverinë. “Sonte është thirrja e madhe. Çdo rajon të bashkohemi, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike për zgjedhje të reja dhe të ndershme, për një vizion të ri për shqiptarët, për dinjitetin e tyre, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, për ligjin dhe Kushtetutën, për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, për Shqipërinë që ecën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Ju ftoj të bashkohemi dhe të vazhdojmë këtë betejë, këtë rrugë në...
Burimi:
vizionplus.tv