Berisha: Protestat nuk do të ndalen! Rinia në shesh tmerroi Ramën

Berisha: Protestat nuk do të ndalen! Rinia në shesh tmerroi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se protesta e 24 janarit ishte vetëm fillimi i asaj ç’ka e cilësoi si vala e tubimeve të papërmbajtshme. Në një konferencë për mediat, kryedemokrati u shpreh se reagimi i kreut të qeverisë tregon se është frikësuar nga revolta qytetare. “Padyshim do ketë protesta dhe vetëm protesta. Jemi në kilometrin e fundit, të gjithë potencialin tonë, jemi mirënjohës pafund për përgjigjen qytetare. Tipari më kardinal në atë protestë ishte rinia në veprim dhe ndaj tmerri i Ramës që i quajti rrugaçë lagjesh të rinjtë dinjitozë e guximtarë që kishin dalë për ndërgjegjen e tyre kundër tij”, tha Berisha.  Kryeopozitari nuk ndali as akuzat teksa theksoi se ndaj protestuesve u përdor dhunë. “U përdorën topa të ujit dhe mjete...