Berisha: Protesta u dominua nga të rinjtë, do të jenë ata që do e përmbysin këtë krim

Berisha: Protesta u dominua nga të rinjtë, do të jenë ata që do e përmbysin këtë krim

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë një konference për mediat se protesta u dominua nga të rinjtë dhe se do të jenë ata që do e përmbysin këtë organizatë kriminale. Kryedemokrati tha se policia e krimit përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se gazi lotsjellës, i cili u përdor ndaj protestuesve ishte i skaduar prej tre vitesh. Ai tha se protestuesit u goditën me shkop, u arrestuan dhe u ndaluan brutalisht në akte të, që cilësohen në krime kundër njerëzimit. Sali Berisha: E vërteta, protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë, adoleshentët. U dominua pra nga guximi, energjia dhe vendosmëria e të rinjve. Një ogur i bardhë shumë...