Berisha: Protesta, triumf i opozitës. Akuzon policinë për dhunim të qytetarëve, dënon dhe hedhjen e gazit në oborrin e xhamisë

Berisha: Protesta, triumf i opozitës. Akuzon policinë për dhunim të qytetarëve, dënon dhe hedhjen e gazit në oborrin e xhamisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se 20 shkurti ishte një ditë triumfi për protestuesit e opozitës. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha theksoi se protesta tregoi se opozita është në këmbë përballë qeverisë. “Dje ishte ditë triumfi për kryengritësit paqësorë të pamposhtur, të cilët u përballën dhëmb për dhëmb 3 orë me narkoshtetin në një betejë epike kundër qeverisë së paligjshme të Tiranës, kundër Edi Ramës, Lubi Ballukut”., tha kryetari i PD, Sali Berisha. Berisha akuzoi forcat e policisë për përdorim të dhunës gjatë protestës. “Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe terrorin policor. Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve me bombola gazi, pas koke njërit prej tyre, në gjoks nënkryetarit të PD dhe deputetit të PD, Luçiano Boçi,...