Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë e PD, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian. Gjatë takimit, Berisha bëri edhe një panoramë të thelluar të skandalit të AKSHI-t dhe përfshirjen, sipas tij, të Kryeministrit vetë dhe me familjarë të tij në këtë aferë të rëndë, e cila per Shqipërinë tejkalon “aferën Epstein”, jo vetëm si akt korruptiv, por edhe sepse prek një pjesë themelore të superstrukturës shtetërore, përfshirë këtu sigurinë kibernetike. Berisha dhe Gahler u ndalën edhe te zgjedhjet e fundit në Shqipëri, dhe kryetari i Partisë Demokratike u shpreh i kënaqur me faktin se një mision vëzhgues u dërgua nga Parlamenti Europian, dhe eurodeputeti ishte pjesë e tij dhe mundi të...