Berisha pranon autorësinë e sulmit mbi vilën 31: Nuk e dija që është qendër kulturore!

Berisha pranon autorësinë e sulmit mbi vilën 31: Nuk e dija që është qendër kulturore!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje nga SPAK për mediat u pyet për sulmin me molotov ndaj Vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha gjatë protestës së të shtunës që mbajti opozita. Kryedemokrati tha se janë përdorur mjete prioteknike, ndërsa kërkoi ndjesë. Ai shtoi se askush nuk ishte në dijeni që aty kishte njerëz. “Po janë përdorur mjete piroteknike që ju i quani bomba molotov, por askush nuk është plagosur prej tyre. Ishin dy zonja. Nuk duhej të ndodhte kurrë kurrsesi. Unë e mora vesh pasi pyeta. Më thanë se ishte bërë qendër kulturore. Ajo mund të ishte muze e torturave çnjerëzore. Por qendër kulture vila e Enver Hoxhës, është fyerje për mbi 7 mijë të ekzekutuar barbarisht për vlerat themelore të njeriut për...