Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi këtë të premte, më 10 prill, një tryezë diskutimi me ekspertë të fushës dhe përfaqësues të departamenteve, mbi zhvillimet e Portit të Durrësit. Berisha deklaroi se Porti i Durrësit është një projekt i madh korruptiv. Kreu demokrat tha se Portin e peshkimit e kanë marrë nën zotërim dy trafikantë. “Çështja që ne shtrojmë sot është për momentin afera më e madhe korruptive që Europa ka në tryezë. Kjo aferë shkon të paktën, të marrë së bashku përvetësimin e pasurisë publike, nga të gjitha pasuritë publike që kanë shqiptarët sot, numri një është porti i Durrësit. Pas portit vjen kaskada. Porti me trojet dhe të gjitha është pasuria publike më e madhe e cila shkon në 3.8- 4 miliardë...