Berisha: Platformë Vuçiç-Rama për Ballkanin e Hapur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po zbaton një “platformë” të diktuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, me synim rikthimin e nismës së “Ballkanit të Hapur”. I pyetur mbi bashkëpunimin Rama-Vuçiç dhe idenë e anëtarësimit në BE pa të drejtë vetoje, Berisha deklaroi se kjo është një lëvizje që, sipas tij, rrezikon interesat kombëtare dhe mund të lërë Kosovën jashtë proceseve vendimmarrëse. “Kjo është një platformë, një urdhër që Rama mori nga Aleksandër Vuçiç, padroni i tij”, u shpreh Berisha, duke shtuar se thelbi i kërkesës është rikthimi i tregut të lirë rajonal në formatin e “Ballkanit të Hapur”. Sipas tij, Bashkimi Europian e kundërshtoi prerazi këtë nismë kur, siç tha ai, u bë e qartë se po shndërrohej...
Burimi:
opinion.al