Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të enjte, më 26 mars, vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sa i takon çështjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Ballukut. “Prej dy javësh, Edi Rama përpiqet të varrosë krimin e tij më të shëmtuar, vendimin për bllokimin e hetimit dhe arrestimit të Lubi Ballukut për shkak se është vetë direkt autor i dosjes, ose protagonisti kryesor i dosjes. Siç e shikoni, emri Balluku, është i ndaluar të përdoret në studiot televizive. Nuk ekziston më në asnjë lajm, në asnjë debat, në asnjë koment akti më i rëndë në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Grushti i shtetit, akti në të cilën Edi Rama, mori publikisht para shqiptarëve dhe komunitetit shqiptar të gjitha...