Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur sot në 17 mars vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për vendin dhe një goditje e merituar për “dyshen famëzeze të Ballkanit”, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Sipas kreut demokrat, Rama e Vuçiç kanë mbajtur gjithmonë qëndrime armiqësore ndaj Kosovës. Reagimi i Berishës: Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën. Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme. PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe...
Burimi:
javanews.al