Berisha për amendamentin e PS: Rama po bën grusht shteti

Berisha për amendamentin e PS: Rama po bën grusht shteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar qëndrimin kundër të opozitës sa i përket amendamentit të paraqitur nga socialistët në Kodin e Procedurës Penale për të mos lejuar gjyqësorin të pezullojë nga detyra funksionet e Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit. Në një deklaratë për mediat ai tha se “Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Ai po konsumon çdo orë, çdo ditë që qëndron në detyrë grushtin e shtetit brenda shtetit. Në një akt antikushtetues, tepër të rrezikshëm, ka paraqitur amendamentin Rama-Balluku, me të cilin kërkon t’i japë ministrit, t’i japë zëvendëskryeministrit dhe kryeministrit atë mbrojtje që Kushtetuta nuk ia ka dhënë. Mirëpo, ka një parim themelor të sanksionuar në frymën dhe germën e Kushtetutës, sipas të cilit për funksionet kushtetuese të organeve, atë që...