Berisha: PD i fitoi zgjedhjet në 2025, Rama na i vodhi

Berisha: PD i fitoi zgjedhjet në 2025, Rama na i vodhi

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e njësive 1 dhe 3 në Tiranë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Në fjalën e tij, ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, duke theksuar se i kanë detyruar shqiptarët të jetojnë nën regjim. Kreu i PD-së akuzoi qeverinë se mbijetesën e saj politike e ndërton mbi sulmet ndaj opozitës dhe se zgjedhjet janë shndërruar në farsë. “Një regjim që bën farsë zgjedhore dhe grusht shteti meriton çdo përgjigje”, tha Berisha, duke shtuar se qeveria, sipas tij, mbahet në këmbë nga “llum njerëzor” dhe se deputetët socialistë “kanë marrë mandate krimi”. Më tej, Berisha theksoi se PD i ka fituar zgjedhjet e vitit 2025, por se ato janë vjedhur. “Partia Demokratike i fitoi...