Berisha pas deklaratës së Ramës për përmbytjet: Sulmoi drejtësinë dhe pranon fajësinë e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në podkastin e tij, duke e akuzuar këtë të fundit se ka sulmuar drejtësinë për të mbrojtur interesat e veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se, ndërsa qindra qytetarë nga Gjirokastra në Shkodër vuajnë pasojat e përmbytjeve, Rama nuk foli për ta, sepse ‘vetë ai dhe ministrat e tij janë përgjegjës për vjedhjen e fondeve të infrastrukturës mbrojtëse’. Sipas tij, “Ramaduro”, siç e quan ai Ramën, është peng i Lubisë dhe përmes shumicës së tij parlamentare ka bllokuar drejtësinë dhe arrestimin e saj. “Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e...
Burimi:
ntv.al