Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, refuzon të komentojë sulmin ndaj “Vilës 31”

Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, refuzon të komentojë sulmin ndaj “Vilës 31”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të PD. Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave. Por pas daljes nga SPAK, Berisha ka folur për gazetarët. Ai u pyet për sulmin me molotov ndaj Vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha gjatë protestës së të shtunës që mbajti opozita. Kryedemokrati refuzoi që të jepte përgjigje për këtë temë para SPAK, ndërsa shtoi se komentet mund t’i jepte nga selia e...