Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…
Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar këtë të hënë, 6 prill, në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, për dosjen “Partizani”. Nuk qëndroi gjatë brenda SPAK, ndërsa vijoi me akuzat e tij në drejtim të prokurorit Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka. Tha se për ta ka një mbiemër të ri, Maneka… “Altin Maneku Troplini! Altin Troplini merr edhe një mbiemër të ri, të denjë për të dhe ky mbiemër është manaku. Mercenarit të Edi Ramës, armikut të egër të pluralizmit dhe votës së lirë të shqiptarëve. Drejtësia vonon, por nuk harron!”, u shpreh Berisha për ish-kreun e Strukturës së Posaçme.
Burimi:
javanews.al