Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj paralajmërimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme të sulmeve nga grupe të lidhura me Iranin, duke theksuar se një njoftim i tillë nuk mund të jetë pa bazë. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se situata duhet marrë seriozisht dhe bëri thirrje për rritjen e sigurisë, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes ajrore. “Thirrja që lëshon ambasada amerikane nuk është pa substrat. Nuk mund të jetë pa bazë. Shqipëria është në një armiqësi të hapur me Iranin dhe kjo nuk fshihet”, deklaroi ai. Në këtë kuadër, kryedemokrati i bëri thirrje NATO-s që të ndërhyjë për të garantuar sigurinë e vendit. “I bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, ashtu siç po mbron Turqinë, të...
Burimi:
javanews.al