“Berisha nuk meriton vëmendje”/ Analisti: Protesta me 200 veta të zemëruar s’është ngjarje
Fjalimi i Sali Berishës në Asamblenë Parlamentare në Strasburg nuk meriton vëmendje, thotë analisti Ilir Yzeiri në “Sot Live” në Report TV. Sipas tij, lideri i PD “nuk përfaqëson asgjë” dhe “nuk meriton vëmendje”, ndaj e quan “të turpshme” gjithë ngjarjen. Berishës iu fik mikrofoni kur po fliste para Asamblesë dhe Yzeiri thotë se askush nga ndërkombëtarët nuk pranon ta dëgjojë më, por kjo detyrë e lodhshme, u ka mbetur shqiptarëve. “Po çfarë t’i komentoj unë asaj? Është gjëja më e turpshme që mund të ndodhë në një vend, shkon një njeri atje, e heq veten që është në krye dhe ka rrëmbyer me forcë PD dhe shkon e shan nga mëngjesi në darkë se ai është shpallur non grata nga SHBA, Britania e Madhe, nuk e dëgjon askush dhe duhet ta dëgjojmë vetëm ne. Ne ç’kusur kemi?”, tha Yzeiri. Sa për protestën e paralajmëruar...
Burimi:
javanews.al