Berisha nuk humb kohë, shpërndan mesazhin për strukturat, ja kur është protesta kombëtare e PD- së
Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën se kur do të mbahet protesta e radhës së opozitës. Në mesazhin dërguar strukturave të PD, të bërë publik nga mediat, theksohet se duhet të nisë puna për organizimin e tubimit të ardhshëm, që do të mbahet më 28 shkurt.Mesazhi:Drejtuar: Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, drejtuesve politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve të PD-së, deputetëve të grupit parlamentar, kryetarëve dhe këshilltarëve të bashkive, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të gjithë anëtarëve e mbështetësve tanë!Të dashur miq,Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore...
Burimi:
sarandanews.com