‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

Kryetari i Lëvizjes për Zvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, është shprehur i bindur se kryedemokrati Sali Berisha nuk e rrëzon dot kryeministrin Edi Rama.  Komentet, Shehi i bëri në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ku tha protestat e organizuara nga PD bëhen me militantë, për të treguar se kush e kontrollon opozitën.  Shehi tha se pavarësisht se është i pranishëm në çdo protestë të opozitës, këto tubime nuk e kanë frymëzuar popullin e thjeshtë për të dal në shesh.  Më tej Shehi shtoi se shpresonte më shumë te partitë e reja politike, sesa te Partia Demokratike, pasi sipas tij, ato sjellin një shpresë të re për Shqipërinë.  “Protestat janë armë e demokracisë dhe opozitës. Këtu unë nuk shoh ndonjë të keqe. Mirëpo tani a është e mjaftueshme protesta? A janë të mjaftueshëm numrat e këtyre protestave? Nëse protestat bëhen për...