“Berisha nuk e rrëzon dot Ramën, as me grevë urie, as me 200 veta në shesh”
Analisti Ergys Mërtiri analizoi situatën politike aktuale dhe protestën e thirrur nga opozita më 24 janar, duke dhënë një panoramë kritike mbi gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me qytetarët. Mërtiri u shpreh se opozita nuk ka më asnjë instrument të ri për të ofruar, pasi i ka provuar dhe shpenzuar të gjitha rrugët e mundshme. “Opozita nuk ka çfarë të sjellë asgjë të re me këto protesta. Ajo i ka provuar dhe shpenzuar të gjitha rrugët, të gjitha mjetet. Ka provuar dhe shpenzuar vetveten dhe nuk ka çfarë jep më”, tha ai. Sipas sociologut, opozita gjendet përballë dy rrugëve, ose të përmbysë pushtetin, ose të vigjilojë në situatën aktuale. “Ka dy gjëra që mund të bëjë një opozitë. Ose ajo të përmbysë, ose...
Burimi:
ntv.al