Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Berisha një ditë pas protestës: Kjo është betejë ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë pas protestës së mbajtur para kryeministrisë, në një konferencë për mediet deklaroi se protestuesit inauguruan dje misionin e ri të opozitës për shpëtimin e Shqipërisë. Berisha: Së pari, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetarë dhe qytetare, të rinj, të moshuar të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që mbushën dje bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në protestën më të fuqishmte paqësore që mbahet mend ndonjëherë. Që inauguruan dje me praninë e tyre misionin e ri të opozitës shqiptare, shpëtimin e demokracisë, shpëtimin e familjes shqiptare, shpëtimin e Shqipërisë. Berisha tha se secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën me demokracinë, me familjen dhe me Shqipërinë, sipas tij, për t’u dalë zot vendit...