Berisha nga Strasburgu: Rama po kthen Shqipërinë në kërcënim për sigurinë e Europës

Berisha nga Strasburgu: Rama po kthen Shqipërinë në kërcënim për sigurinë e Europës

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë nga Strasburgu se qeveria e Edi Ramës, rrezikon sipas tij sigurinë e Europës. Nga mbledhja e grupit parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, Berisha e paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e cilësuar atë si ‘narkoshtet’ të drejtuar nga Edi Rama. Sipas Berishës, kartele të drogës, të lidhura drejtpërdrejt me Ramën, dominojnë tregjet e drogës në Europë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike. Sipas Berishës, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë. “Dje gjatë ditës në debatin e...