Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim dhe rëndim të barrës fiskale mbi qytetarët, gjatë fjalës së tij në Foltoren e radhës para Kryeministrisë. Berisha u shpreh se qeveria po manipulon opinionin publik lidhur me çmimin e karburanteve dhe uljen e akcizës, duke theksuar se Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale për naftën. Ai akuzoi mazhorancën për korrupsion dhe manipulim, duke thënë se media, sipas tij, përdoret për të mbuluar skandalet dhe për të mbajtur në këmbë qeverinë. Berisha: T’u pyes unë një gjë, a morën ndonjë dëmshpërblim sado të vogël 6 mijë familjet e Durrësit që u përmbytën vetëm pak javë më parë? Asgjë. Ata nuk marrin shpërblim kurse Gjushi me pantallona, kurse Sakoja rrit rrogën e vet....
Burimi:
javanews.al