Berisha nga Belgjika: I paraqitëm parlamentit gjendjen dramatike të Shqipërisë

Berisha nga Belgjika: I paraqitëm parlamentit gjendjen dramatike të Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka zhvilluar një seri takimesh në Parlamentin Federal të Belgjikës, ku, sipas tij, janë paraqitur shqetësimet kryesore për situatën politike në Shqipëri. Berisha bëri të ditur se gjatë vizitës në Bruksel është takuar me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm dhe anëtarë të këtij komisioni, ku ka ngritur çështjen e asaj që ai e cilësoi si krizë të thellë në vend. Sipas tij, në fokus të diskutimeve kanë qenë përqendrimi i pushteteve “në dorën e një personi të vetëm”, deformimi i procesit zgjedhor, si dhe rreziku nga krimi i organizuar dhe trafiku i drogës. Ai gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë ligjore, duke përmendur edhe çështje që, sipas tij, janë...