Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në “Foltoren” me demokratët në Sukth, vijoi akuzat e forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar situatën në vend si kritike. Berisha deklaroi se edhe ato pak investime që janë realizuar janë “rrugë kartoni dhe mure kartoni” që shemben, ndërsa akuzoi se shqiptarët nuk janë vjedhur kurrë më shumë se në këto vite. Ish-kryeministri tha se po bëhet përpjekje për ta lënë vendin pa opozitë dhe se Shqipëria ndodhet në pikën më kritike. Ai akuzoi zëvendëskryeministren për përfshirje në aferën e tunelit të Llogarasë, duke përmendur një shumë prej 50 milionë eurosh, dhe pretendoi se gjithçka është bërë në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës, qeveria synon të ndryshojë ligjin për të mbrojtur veten nga aferat...