Berisha në SPAK për masën e sigurisë, i lë mesazh Altin Dumanit dhe “nuk harron” kryeministrin: Fjalën e fundit do ta thotë sovrani
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mëngjesin e kësaj të hëne është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, si edhe disa prej deputetëve të PD. Pasi doli nga ambientet e SPAK, njësoj si herët e tjra, ai lexoi mesazhin që i la ish-drejtuesit të kësaj strukture, Altin Dumani. “Altin Troplinit, mercenarit të Edi Ramës, armikut të egër të votës së lirë, Pojës së Skapit, drejtësia dhe ligji vonojnë, por nuk harrojnë”, tha Berisha për gazetarët. Më pas Berisha sulmoi kryeministrin Rama dhe institucionet e drejtësisë. Ai deklaroi se Prokurori i Përgjithshëm, KLGJ dhe ILD nuk kanë bërë asnjë reagim, ndaj sulmeve të kryeministrit...
Burimi:
vizionplus.tv