Berisha në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitjer”: E patë si ja bënë fytyrën Ramës dje në Durrës

Berisha në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitjer”: E patë si ja bënë fytyrën Ramës dje në Durrës

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. “E patë si ja bënë fytyrën Edi Ramës në Durrës? O Gys – e thirrën- o Gys”, u shpreh ai para se të hynte në godinën e SPAK. Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave. Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit, dhe të tjerë prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave./vizionplus.tv