Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Berisha: Në janar rinisim protestat, qëndresë në sheshe deri sa ta përzëmë Edi Ramën
Kryetari i PD Sali Berisha shfrytëzoi një takim me demokratët në Manzë të Durrësit, për të lajmëruar se në janar opozita do të do të protestojë çdo ditë para selisë së qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës protestat paqësore do të jenë rruga që opozita do të ndjekë për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. “Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në...