Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi para se të hynte në Parlament se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi e shohin si zgjidhje të vetme për problemet në të cilat, sipas tij, është zhytur vendi. Gjithashtu, Berisha nënvizoi se Edi Rama po mbyll dyert e Bashkimit Europian për Shqipërinë. “Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj situatë dramatike që po përjeton vendi. Nuk ka sot një kryeministër më të poshtëruar para botës dhe popullit të tij si Rama. I poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij. Po mbyll dyert e BE-së për Shqipërinë”, tha kreu demokrat/