Berisha: Në dosjen Balluku, nuk ka asnjë emër të opozitës! Shpifje për të lehtësuar pozitën e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se në dosjen e Belinda Ballukut, që SPAK depozitoi në Kuvend krahas kërkesës për heqjen e imunitetit të saj si deputete, nuk ka asnjë emër të ligjvënësve të opozitës. Në komunikimin online, kryedemokrati sqaroi se deputetët kanë pasur në dispozicion vetëm raportin e Prokurorisë së Posaçme, për të cilin kanë firmosur se mbajnë përgjegjësi penale në rast se e publikojnë. Berisha theksoi se aludime të tilla, për emra të opozitës, janë shpifje të qëllimshme për t’i lehtësuar pozitën kryeministrit Edi Rama. “Do të më falni, por dosja Balluku nuk u është dhënë deputetëve. Atyre u është dhënë një raport për të cilin ata kanë firmosur para prokurorit se mbajnë përgjegjësi penale në rast se e nxjerrin raportin. Tani...
Burimi:
sot.com.al